HomeLajmi i Fundit

“Fytyrat e Merkelit”/ Gjermanët i japin “lamtumirën” kancelares me ëmbëlsirën e veçantë

Angela Merkel e ka mbajtur postin e kancelares për 16 vite me radhë dhe tani ka vendosur që të heqë dorë nga detyra e saj. Ajo është cilësuar si “zonja e hekur” dhe qytetarët janë familjarizuar shumë me të.

Kjo tregohet edhe nga ky gjest që ata kanë bërë për të. Për t’i dhënë lamtumirën, një kompani marzipanësh traditicionale, ka vendosur të bëjë disa ëmbëlsira ku forma e tyre është fytyra e zonjës Merkel.

“Është një suvenir për tifozët, ose jo-tifozët, e Angela Merkel e cila po përfundon shërbimin e saj. Dhe kështu ne shpresojmë që një ose një person tjetër do ta vendosë atë diku në shtëpi,” tha Thomas Zuber, menaxher të Odenwaelder Marzipan në shtetin e Bavarisë në Gjermaninë jugperëndimore.

“Ne i kemi bërë ato që të zgjasin për dy vjet, kështu që njerëzit mund të zgjasin kohën e Merkel për dy vjet të tjerë,” shtoi Zuber duke qeshur.

Në 26 shtator do të ketë një garë të re ku do të përballet kandidati socialdemokrat Olaf Scholz dhe përballë tij do të jetë Armin Laschet nga grupi konservator dhe Annalena Baerbock i grupit të të Gjelbërve.


TË NGJASHME