Lajme Lifestyle Sociale

Gabimet që bëjmë më shpesh në vendin e punës

Nëse mendoni se marrëdhënia me kolegët nuk është pjesa më e rëndësishme e karrierës suaj, jeni gabim. Hulumtimet tregojnë se produktiviteti rritet kur marrëdhëniet janë të mira. Kështuq këto gabime nuk duhet t’i bëjm në vendin e punës:

Ti nuk i mban mend emrat.

Rekomandohet që t’i thërrisni njerëzit në emër që nga momenti që i takoni ata sepse në këtë mënyrë ju do ta memorizoni më mirë emrin dhe njëkohësisht do të tregoni respekt për personin tjetër.

Ti nuk sjell ushqime.

Nëse do të bësh diçka të mirë për kolegët dhe të fitosh reputacionin si “njeri i mirë”, sill disa ushqime të mira dhe ndaji me ta.

Dhe nëse kjo bëhet një traditë për të gjithë ekipin, asnjëherë nuk do të ndiheni të uritur gjatë punës.

Ti ke frikë të shtosh kolegët në rrjetet sociale.

Nëse dëshiron të mësosh më shumë për kompaninë ku punon dhe të lidhesh me kolegët, ti duhet të zbulosh më shumë për interesat dhe arritjet e tyre.

Në këtë mënyrë, ju do të gjeni pika të përbashkëta apo tema për të nisur një bisedë.

Ti përpiqesh të komunikosh shumë.

Sigurisht, do të ishte e shkëlqyer nëse kolegët do të pëlqenin menjëherë, por nëse jeni këmbëngulës do t’i largoni ata nga vetja. Studiojini mirë ata që punojnë me ju. Duhet të zhvilloni një mënyrë për të komunikuar me çdo person, sepse disa janë më të afrueshëm, e të tjerë më pak.

Mos u përpiq të bësh miq menjëherë.

Ti nuk bën komplimente.

Nëse jepni komplimente të sinqeta për aftësitë dhe talentet e kolegëve, pa bërë lajka, ju do të vlerësoheni si një njeri i hapur dhe i mirë. Dy gjërat më të rëndësishme janë sinqeriteti dhe thjeshtësia.

Ti nuk je neutral.

Nëse shikon se janë krijuar disa grupe midis kolegëve, mos mbani anë. Është e rëndësishme të qëndroni neutral sepse nëse nuk e bëni, reputacioni juaj dhe marrëdhëniet e mira me të gjithë ekipin mund të ndikohen.

Ji i sjellshëm dhe i mirë me të gjithë, pavarsisht statusit të tyre social. Një mendje pozitive ëhstë një mendje më produktive.

Kujdes me gjuhën e trupit.

Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme në çdo komunikim. Ne pa dashur mund të dërgojmë sinjale të gabuara te kolegët. Këto sinjale i bëjnë ata të ndalojnë komunikimin me ne në një mënyrë shoqërore.

Nëse dëshiron të lësh një përshtypje të mirë te njerëzit me të cilët komunikon, vepro kështu:

• Shikoje në sy personin me të cilin flet.

• Drejtoje dhe trupin kur komunikon me ta.

• Buzëqesh me mirësjellje, vetëm kur e ndjen pa u sforcuar. Një buzëqeshje fallco dallon me kilometra larg.

• Mos drejto gishtin apo objekte për të dalluar njerëz.

• Mos e mbulo gojën kur flet.

Related posts

Negociata me opozitën, Rama i prerë: Ne e kemi dhënë qëndrimin

Klaudia gotanews

Me cilën shenjë horoskopi kombinoheni më mirë në shtrat

Mila

Dy piktorë dhe një skulptor ekspozojnë veprat në Sarandë

Mila
Na Kontaktoni!