HomeLifestyle

Gabimet që bën çdokush me unazën e martesës

Unazat janë simbol i dashurisë, përkushtimit dhe besnikërisë ndaj personit të zemrës që ke zgjedhur të vazhdosh jetën. Por mendoni pak, nëse e hiqni atë për një moment, nuk do të thotë se u divorcuat apo e fshitë nga rregullat e dasmës.

Njihuni me disa nga gabimet që bëni kur mbani në gisht unazën e fejesës apo të martesës.

-Nëse ju frekuentoni palestrën duhet ta lini unazën në shtëpi. Mendoni për të gjitha rreziqet që mund të pësoni atje nga stërvitja, ngritja e peshave.

-Gjithashtu unaza nuk mbahet dot në punë që ju duhet të përdorni forcën e duarve.

-Po kështu, kur pastroni shtëpinë, normalisht që dëshironi të hiqni unazën tuaj. Unaza mund të bjerë në kontakt me shumë gjera që kanë lidhje me pastrimin e shtëpisë. Ka shumë sipërfaqe apo objekte të cilat mund të lëshojnë gurin e çmuar të unazës.

-Kur bëni dush ose kur lani duart me sapun unaza juaj mund të rrëshqasë dhe të zhduket. Kështu që këshillohet ta hiqni unazën kur bëni dush.

-Në plazh. Ne kemi dëgjuar shpesh që shumë persona e kanë humbur unazën në plazh duke u larë në det. Prandaj mos harroni ta hiqni para se të laheni.


TË NGJASHME