HomeSociale

Gabimet që i largojnë njerëzit nga ju

Ndonjëherë në takimin e parë me dikë nuk ka aq shumë rëndësi pamja e jashtme, por mënyra se si silleni. Ka disa veprime që mund t’i bëni pa qëllim të keq, por që i largoni nga vetja këta njerëz të rinjë që janë shfaqur në jetën tuaj.

Bright Side na tregon se cilat janë këto veprime që duhen shmangur me patjetër kur takojmë një person të ri:

Stresi

Ndoshta stresi është i pashmangshëm, mirëpo duhet ta dini se stresi i largon njerëzit nga ju. Jeta është vërtet stresuese, por të gjithë kemi nevojë për njerëz më pozitiv rreth vetes.

Pa hobi

-Meshkujt preferojnë vajzat që pëlqejnë sportin, kërcimin, udhëtimet dhe artin.

-Vajzat ëndërrojnë për meshkujt që udhëtojnë, punojnë shumë, gatuajnë dhe që nuk i zë gjumi kur shikojnë një film.

Aroma jo e mirë

Era e trupit mund të luajë një rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për një marrëdhënie potenciale afatgjatë. Kjo gjë nuk ka të bëjë me parfumin.

Problemet e dhëmbëve

Dhëmbët e shëndetshëm dhe higjena e gojës luajnë një rol të madh në vazhdimësinë e një lidhje. Përdoruesit e internetit mendojnë se çështjet e dhëmbëve mund të largojnë një person, ose mund ta tërheqin dikë drejt jush.

Pa miq

Njerëzit që kanë shumë miq janë më tërheqës. Në takimin e parë me një njëri të ri duhet të tregoni se keni miq dhe jeni njeri social. Mos të gënjeni, por miqësia që keni me njërëzit e tjerë do të thotë shumë për ju. Një njeri pa miq është i çuditshëm.

Nuk duhet të dilni në takim i përgjumur

Ju duhet të flini mirë dhe 8 orë janë mjaftueshëm përpara se të takoni një person për herë të parë. Nuk ka të bëjë me pamjen e kuruar, por nëse jeni pa gjumë do të jepni përshtypjen e një njeriu jo të shëndetshëm. Prandaj përpara se të takoni një njeri për herë të parë duhet të flini mirë dhe mjaftueshëm, pasi do të dukeni në sytë e tij një njeri i shëndetshëm dhe miqësor.


TË NGJASHME