HomeShëndeti

Gabimet që po bëni me flokët në dimër

Koha e ftohtë dhe ndryshimi i temperaturave janë të dëmshme për flokët, të cilët janë shumë të ndjeshëm dhe reagojnë njëlloj si çdo pjesë tjetër delikate e trupit. Pjesa më e madhe e vajzave nuk tregojnë kujdes gjatë periudhës së dimrit me flokët. Më poshtë janë renditur 5 gabimet që duhet t’i shmnagësh gjatë periudhës së ftohtë të vitit.

Larja me ujë të nxehtë

Sa më i nxehtë të jetë uji në dush, aq më shumë eliminon yndyrën natyrale të tyre dhe u zhduk shkëlqimin. Siç këshillohet nga specialistët, temperatura optimale që duhet të përdorësh në dush është jo më shumë se 45 gradë celcius, aq sa ta ndiesh të nxehtin në lëkurë, por jo sa ajo të skuqet. Natyrisht, nëse mundesh, uji i ftohtë është edhe më i mirë për flokët.

Larja pak minuta para daljes nga shtëpia

Siç rekomandojnë specialistët, të paktën 30 minuta pas dushit nuk duhet të dalësh nga shtëpia. Pas larjes, flokët janë më të hollë dhe kontakti i menjëhershëm me ambientin e ftohtë do të thotë këputje majash dhe dehidratim.

 

 

 

 

 

 

Kapela (kapuçi)

“Në dimër, kur ajri ka shumë lagështirë, sklapi ka nevojë absolute për t’u mbrojtur”, – thotë Leslie Baumann, dermatologe në Miami. Por ajo shton gjithashtu se përdorimi i vazhdueshëm i kapelave ose kapuçëve, ashtu si nga njëra anë janë mbrojtës të skalpit, nga ana tjetër shmangin ajrojsjen e flokëve duke i bërë ata më problematikë.

Ndryshimi drastik i ngjyrave

Nga biondia në brune dhe anasjelltas. Kjo nuk është e këshillueshme në asnjë sezon, por sidomos në dimër, kur lagështira e ajrit është më e madhe dhe ndikon drejtpërdrejt në flokë, këshillojnë dermatologët. Biondet e hapura që mund të duken shumë seksi në verë, në dimër mund të kenë probleme për shkak se kanë flokë më delikatë dhe më të ndjeshëm ndaj temperaturave. Kështu, nëse do të ndryshosh rrënjësisht ngjyrën, prit deri në pranverë. Nëse je bionde, këshillohet të shkosh në tone pak më të errëta, gold ose bezhë për t’u dukur më bukur, por edhe për t’iu përshtatur dimrit.

Maskat natyrale

Mungesa e trajtimit të flokëve me maska natyrale ndikon në tharjen e lëkurës së skalpit gjatë dimrit dhe për më tepër, edhe në eliminimin e yndyrës natyrale. Rekomandohet të paktën një herë në javë maska me të verdhë veze dhe vaj ulliri, ose edhe maska të tjera natyrale me produktet që ke në shtëpi.


TË NGJASHME