HomeShëndeti

Gabimi më i zakonshëm që bëjmë në palestër

Keni dëshirën për të shkuar në palestër? Motivin për të shkuar çdo ditë? Por nuk arrini të korrin rezultate?!

Sipas shumë trajnerëve dhe ekspertëve të fitnesit, ka disa gabime të cilat shumica e njerëzve i bëjnë në palestër, e të cilat ua pamundësojnë atyre suksesin.

Mes këtyre gabimeve mbetet edhe rutina e ushtrimete fizike.

Filloni t’i ndryshoni ushtrimet të cilat i bëni

Sandy Macaskill, trajner personal, thotë se shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se për ta ndryshuar trupin, duhet ta ndryshojnë edhe rutinën ushtrimore.

Njerëzit vazhdimisht e bëjnë të njëjtin ushtrim, me të njëjtin ritëm, me të njëjtën peshë, dhe brengosen se përse nuk po korrin suksese.

Ai tregon se trupi mësohet me atë që ia kërkoni ta bëjë trupi dhe pastaj fillon të mos i përgjigjet ushtrimeve që i bëni.

Pra, trajnerët rekomandojnë të bëni ushtrime të ndryshme, t’i ndryshoni peshat dhe të kaloni më shumë kohë nën tension të muskujve. 

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME