HomeSociale

Gabimi që bëjnë të gjithë në timon, ndëshkohen 758 shoferë. Policia nxjerr videon

Kujdes dhe vëmendje maksimale në zbatimin rigoroz të rregullave të qarkullimit teksa jeni në timon. Policia njofton së fundi se vetëm për përdorimin e celularit nga ana e drejtuesve të mjeteve janë ndëshkuar 758 shoferë, vetëm ditët e fundit. 

Duke postuar një video të rasteve me shkeljet e konstatuara, policia bën me dije se “rrugorët e kryeqytetit janë angazhuar me forma kontrolli nga me efikaset, përfshi edhe agjentët civilë, të cilët monitorojnë dhe dokumentojnë sjelljen e përdoruesve të rrugës në zona të ndryshme të kryeqytetit”.

Mesazhi i Policisë 

Nisur nga rreziku potencial, që mbart përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nga fakti që në shumë aksidente rrugore, është provuar se shkak është bërë përdorimi i aparatit celular, rrugorët e kryeqytetit janë angazhuar me forma kontrolli nga me efikaset, përfshi edhe agjentët civilë, të cilët monitorojnë dhe dokumentojnë sjelljen e përdoruesve të rrugës në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Duke vlerësuar si trend negativ, gjithmonë e më shumë, përdorimin e aparatit celular,, Policia rrugore e Tiranës do të vijojë në mënyrë permanente me verifikimet dhe procedimet administrative për këtë shkelje, pasi vetëm gjatë ditëve të fundit janë verifikuar dhe ndëshkuar 758 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

#KujdesTelefonataPretMungesaeVëmendjesVret#


TË NGJASHME