HomeSociale

Gafa e prokurorisë pas skandalit të përgjimeve

Pas publikimit të përgjimeve për dosjen 339/1, ka reaguar Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në një urdhër të firmosur nga dy prokurorët e dosjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, u ndalohet të gjitha mediave publikimin e këtyre përgjimeve.

Në shkresë thuhet se në bazë të nenit 295 të Kodit Penal ata që i publikojnë do të mbajnë përgjegjësi penale. Këtë zhvillim e ka komentuar dhe drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu.

“Kjo është një shkelje e parimeve të shtypit të lirë, e fjalës së lirë. Prokuroria mund të ruajë zyrat e saj, por gazetarët këtë detyrë kanë. Është më shumë se idiotësi, çdo dokument që kemi silleni se e publikoj unë le të veprojë prokuroria. Silleni dhe le të vijë prokuroria e të procedojë pastaj. Është e drejtë e prokurorisë të ruajë dokumentet të hetojë kush nxjerr sekretet, por kjo…”, deklaroi drejtuesi i emisionit Opinion.

Nga ana tjetër gazetari Fatos Hakorja tha se kjo është një gafë e prokurorisë. “Nuk mundet prokuroria ta ndalojë, këtu ndalon vetëm gjykata. Është shkelje ligji komplet”.

“Gjërat që ka aty janë më të rënda se ato që kanë dalë”, theksoi gazetari Basir Çollaku./ Opinion.al


TË NGJASHME