HomeShowbiz

Game of Thrones e Hunger Games, finalet e ngjashme

Vazhdon ende të flitet për finalen e “Game of Thrones” dhe vijojnë polemikat e peticionet. Por, ka pasur dhe shkrime e analiza që nxjerrin ngjashmëri me një tjetër sagë të famshme, “Hunger Games”.

Me sa duket, mes finales së “GOT” dhe filmit të fundit me Jennifer Lawrence, “Hunger Games: Mockingjay”, ka një element të përbashkët.

Cersei e Snow përpiqen të përdorin të njëjtën strategji në tentativën ekstreme për t’u mbrojtur nga sulmi i huaj; të bëjnë mbrojtje me popullin, për ta vënë ushtrinë kundërshtare përballë një aspekti morale. Në të dyja rastet, ky aspekt çon në të njëjtin konkluzion; si ushtrua e Daenerys si ajo e Distriktit 13 sakrifikojnë të pafajshmit për të arritur te fortesa.

Katniss e Jon Snow ndodhet në të njëjtën situatë të papërshtatshme, ajo e të kuptuarit se nuk bëjnë më pjesë në anën e të mirëve. Katniss shfaq ngjashmëri edhe me Arya-n: tentativa për të çarë mes turmës të kujton nga afër atë të Katniss e Gale për të kaluar kangjellat. Si Katniss dhe Arya kanë vetëm një synim, të vrasin armikun e vdekshëm, Cersei nga njëra anë dhe Snow nga ana tjetër.

Jon e Katniss: të dy panë fytyrën tjetër të personave që kanë mbështetur, Daenerys për Jon, Alma Coin për Katniss. Të dy janë të detyruar të marrin vendim të vështira.


TË NGJASHME