HomeSport

Gara për “FIFA The Best”, ja 10 pretendentët kryesorë

Pas “Topit të Artë”, çmimi i dytë më i rëndësishëm individual, është “FIFA The Best”. Edhe për këtë sezon, ky çmim po fillon të marrë formë, pasi janë përzgjedhur edhe 10 kandidatët pretendentë. Në listën e këtij viti, mungojnë futbollistë italianë, gjermanë apo spanjollë, por si rrallëherë, gjejmë 3 futbollistë holandezë, madje edhe britanikë.

Në këtë listë, nuk mund të mungojnë dy fenomenët e futbollit të 10 viteve të fundit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Ndërkohë 3 futbollistët holandezë, janë: Matthijs de Ligt, de Jong dhe Van Dijk.

De Ligt dhe de Jong, ishin protagonistët kryesorë të Ajax, që zhvilloi një sezon fantastik, kurse Van Dijk ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe i dha një ndihmesë Liverpool në fitimin e Champions League. Nga skuadra e Liverpool, janë edhe dy lojtarë të tjerë, Mohammed Salah dhe Sadio Mane.

Kylian Mbappe, ka arritur të jetë në top dhjetëshen qe konkurron për “FIFA The Best” ndërkohë që edhe Hazard ka arritur të sigurojë një vend në këtë listë pasi ishte protagonist në fitoren e Europa League. Ndërkohë, i vetmi britanik që arriti të sigurojë një vend në listë është Harry Kane.


TË NGJASHME