HomeSport

Gara për ‘Këpucën e Artë’, Mbappe i zemëruar me Tuchel

Kylian Mbappe ka shprehur pakënaqësitë me trajnerin gjerman Thomas Tuchel për mosaktivizimin e tij në dy ndeshjet e fundit. Sipas ‘Le Parisien’, francezi pretendon se aktivizimi në këto dy ndeshje, do ta ndihmonte në garën për ‘Këpucën e Artë‘.

Gazeta franceze shkruan se Mbappe  ishte në gjendje të përsosur me një gjendje të besimit absolut dhe mund të diskutonte këtë çmim për Lionel Messin.

Mbappe nuk e ka kuptuar akoma vendimin e Tuchel për ta lënë jashtë, në një kohë kur edhe Neymar edhe Edinson Cavani të dëmtuar, argumenton ‘Le Parisien’.


TË NGJASHME