HomePolitikë

Gara për kryeprokuror, shtyhet miratimi i metodologjisë për …

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk mundi të miratojë, për të dytën herë, metodologjinë mbi bazën e së cilës do të bëjë pikëzimin dhe më pas renditjen e kandidatëve për kryeprokuror.

Zyrtarisht, Këshilli njoftoi zyrtarisht se do të caktojë një tjetër mbledhje, për të miratuar dokumentin, kjo me qëllim që në variantin përfundimtar të reflektohen propozimet e anëtarëve.

Thuajse me të njëjtin argument u shty edhe mbledhja e mëparshme dhe çdo vonesë në miratimin e këtij dokumenti nga ana e këshillit zvarrit edhe më tepër zgjedhjen e njeriut që do të drejtojë institucionin qendror të akuzës.

Për faktin se seanca plenare u zhvillua me dyer të mbyllura, shton dyshimet se Këshilli po e zvarrit në mënyrë të qëllimtë garën për postin e rëndësishëm.

Metodologjia është një dokument kyç mbi bazën e të cilit do të vlerësohen kriteret profesionale, morale, organizative e drejtuese dhe elemente plotësuese vlerësimit (tituj akademik, trajnime, gjuhë të huaja).

Bazuar në këtë document për secilin aspekt kandidatët do të vlerësohen me pikë dhe ai që grumbullon numrin më të lartë të pikëve renditet i pari në listë.

Kjo nënkupton që nëse kuvendi nuk gjen konsensus për të votuar njëtrin nga tri kandidatët me 84 vota, atëherë lista rikthehet në këshill dhe prokuror i përgjithshëm emërohet ai që është renditur I pari.

Vonesa në miratimin e metolodogjisë bën që këshilli të shtyjë edhe seancat e intervistimit të kandidatëve, Arta Marku, Olsian Cela dhe Fatjona Memcaj. Njëherazi qeveria e prokurorëve, duhet të presë  edhe vendimin e vonuar të Apelit Administrativ, nëse do ta rikthejë ose jo në garë kandidatin e skualifikuar, avokatin Lulzim Allushaj.


TË NGJASHME