Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit

Gara për kryeprokurorin e përgjithshëm, KLP kalon në “sitë” 4 kandidatët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme  do të miratojë listën e kandidatëve, të cilat kanë shprehur interes për postin e kryeprokurorit të Përgjithshëm. Ky komision do të  skanojë të gjitha kriteret e kandidatëve, ndërsa më pas do t’u jepet e drejta atyre për të vijuar garën për ta marrë postin e kryeprokurorit.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi theksoi se këshilli është në gjendje të vlerësojë kandidatët.

“Sot Këshilli është në gjendje të vlerësojnë kandidatët të cilët plotësojnë kushte ligjore për të vazhduar garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Anëtarët të Këshillit kanë shqyrtuar me seriozitet dosjen e çdo kandidati”-tha ai.

Po kështu në garë për këtë post? Emrat të cilët do tentojnë të marrin postin e kryeprokurorit janë Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Allushaj dhe Arta Marku (kryeprokurore në detyrë). Nga katër kandidatët e mësipërm vetëm Olsian Çela ka kaluar vettingun me vendim të formës së prerë. Pas shqyrtimi të dokumentacionit, KLP tha se Arta Marku dhe Fatjona Memçaj i plotësojnë kushtet ligjore paraprake për të vijuar garën.

Related posts

Grabitja në Rinas, zv.kryetari i LSI-së: Shteti po bëhet palë…

Xhensila Gotanews

Aksidentoi babë e bijë, arrestohet shoferi 17-vjeçar

Xhensila Gotanews

Harrojini syzet micro: Sipas fashionistave shqiptare këto janë modelet më “in” për këtë verë

Mila
Na Kontaktoni!