HomePolitikë

Gara për Kryeprokurorin/ KLP: Olsian Çela renditet i pari, ja sa pikë kanë marrë tre kandidatët

Olsian Çela është renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në garën për Prokurorin e Përgjithshëm.

Pas kandidatin Olsian Çela, e dyta në listë është renditur prokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku dhe e treta, kandidatja Fatjona Memçaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i KLP-së, duke dhënë edhe pikët përkatëse për secilin kandidat në këtë garë.

Në fjalën e mbajtur në mbledhje kreu i KLP theksoi se “Procesi permbledh te gjitha vlerat e Reformes ne Drejtesi. Ne i dergojme Kuvendit nje liste me 3 kandidatet, ka qene nje proces i zgjatur, por qe nuk varet vetem nga keshilli yone. Sot do te ndajme rezultatet e punes sone perzgjedhese. Jemi kujdesur te jemi sa me transparent me publikun per menyren se si perzgjidhen dhe emerohen kandidatet. Sot beme pikezimin sipas rregullores qe parashikon vleresimin sipas 4 kritereve lidhur me aftesite profesionale,  integritetin personal, aftesite drejtuese dhe kriteret shtese”- tha ai.

Vendimi është miratuar me 11 vota pro dhe  hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KLP.

Vendimi per renditjen e kandidateve
459 Olsian CELA
406 Arta Marku
362 Fatjona Mençaj


TË NGJASHME