HomePolitikë

Garancia sovrane 2/ Denaj: Qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje

anila_denaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka dhënë detaje mbi garancinë sovrane 2, ku thotë se qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Denaj tha se garancia e dytë kap vlerën 15 miliardë lekë. Sipas saj, sipërmarrjet kanë kohë deri në 5 vjet për të shlyer kredinë,dhe kanë hapësirë deri në 6 muaj për të mos paguar principalin.

STATUSI NGA ANILA DENAJ

15 miliardë lekë mbështetje nga Qeveria Shqiptare për Garancinë Sovrane 2

Garancia Sovrane II, ofron mundësi financimi për të gjitha sipërmarrjet e ndikuara në aktivitet nga situata e pandemisë dhe me një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore. Qeveria ?? garanton 60% të principalit të çdo huaje, që bankat do të lëvrojnë për biznesin, sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare. Ky instrument:

 Është në dispozicion për sipërmarrësit në të gjithë sektorët e ekonomisë
 Synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime

 Ofron mundësi financimi me një afat shlyerjeje deri 5 vjet
 Ofron hapësirën për të mos paguar principalin për një periudhë jo më pak se 6 muaj

 Ftojmë të gjitha bizneset, të mobilizojnë fondet e nevojshme për kapërcimin e efekteve të pandemisë dhe për të hedhur hapat drejt rimëkëmbjes së aktivitetit dhe ekonomisë. 

Prej javës së ardhme bizneset mund të shprehin interesin pranë të gjitha bankave të nivelit të dytë.
#MbështesimSipërmarrjen

K.S/GotaNews


TË NGJASHME