HomePolitikë

Gardisti i 21 janarit në zgjedhjet vendore, flet Rama

Kreu i Qeverisë, Rama ka folur sot për herë të parë për vendimin e tij se pse vendosi të kandidojë në Bashkinë e Matit, Agron Malajn, ish-gardist, pjesë e grupit të “zjarrit” në ngjarjet e 21 janarit.

Kryeministri tha se ka investiguar për Agron Malajn dhe se ai është nga njerëzit që ka informuar imtësisht për 21 janarin.

“Agron Malaj ka qenë pjesë e Gardës së Republikës dhe e atij grupi, por është e provuar katërcipërisht, jo pjesërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment në asnjë shkelje të ligjit. Dhe juve që merreni me informacionin keni të gjithë të drejtën, por edhe detyrën që para se t’i vendosni njerëzit në një kornizë shabllone të investigoni, unë i kam bërë investigimet e mia.

Ka qenë një nga njerëzit që ka informuar imtësisht për 21 janarin, jam shume i qetë në këtë drejtim”, tha ai.


TË NGJASHME