HomeSport

Garë drithëruese në Serie A, Inter, Atalanta në Champions, Milan në Europa League

Champions LeagueSerie A, këtë sezon ka qenë një super garë, e luftuar fort nga skuadrat e Milanos, Inter dhe Milan dhe nga Atalanta, surpriza e këtij kampionati. Praktikisht, Atalanta e shqiptarëve Berisha dhe Gjimshiti, i kishte mbyllur llogaritë me kualifikim në Champions League, ndërsa ndeshja mes Empoli dhe Inter, ishte e vetmja që mund të ndryshonte fatet e kualifikimit. Radja Nainggolan dhe Samir Handanovi?, janë heronjtë e Inter në ndeshjën e mbrëmshme.

Ftiroja 2-1 e Inter dje, u siguroi atyre biletën për në Champions sezonin tjetër, kurse kushërinjve të Milan kjo fitore e Inter u kushtoi pjesëmarrjen në Champions. Edhe pse arritën një fitore në fushën e Spal, 2-3 Milan nuk arriti dot të sigurojë një vend për Champions sezonin e ardhshëm.

Në ndeshjen tjetër mes Atalanta dhe Sassuolo, bergamaskët bënë gjithçka mirë dhe arritën të sigurojnë Champions për vitin tjetër. Ndeshja mes dy ekipeve, mund të cilësohet si një ndeshje që i pati të gjitha, gola, përmbysje, madje edhe një sherr masiv mes lojtarëve të dy ekipeve. Ndeshaj përfundoi 3-1 në favor të Atalantës, ndërkohë që pas sherrit në fundin e ndeshjes Berardi, u ndëshkua me kartonin e kuq dhe Francesco Magnanelli, ishte ndëshkuar me karton të kuq më herët nga miqtë.

Në këtë mënyrë, Serie A ul siparin duke i dhënë fund një sezoni drithërues me një garë fantastike për kulaifikim në Champions League. Juventus kampion i padiskutueshëm, Napoli në vendin e dytë, Atalanta dhe Inter sigurojnë Champions League, ndërkohë Milan, Lacio dhe Roma në Europa League. Për pjesën tjetër, Frosinone, Chievo dhe Empoli pas humbjes me Inter, janë skuadrat që humbën shansin për të luajtur sezonin tjetër në elitën e futbollit Italian.

Formacioni i trajnerit Gattuso mundi me vështirësi Spalin 3-2, por pavarësisht transfertës së suksesshme, nuk mundet dot të futet në Champions prej fitoreve të rivalëve. Çalhanoglu dhe dy herë Kessie, një gol prej të cilëve me penallti, mjaftuan për të kaluar vendasit pa asnjë motivim, por nuk mjaftuan që Milan të përmbushë objektivin sezonal.

Inter mundi 2-1 Empolin, por të pranishmit në stadium vuajtën llogari dramatike për Championsin. Një gol i bukur nga Keita Balde, një konkluzion pas vallëzimit mes mbrojtësve, ngriti peshë “San Siro”-n dhe më pas Mauro Icardi, me të gjitha gjasat në ndeshjen e fundit me fanellën zikaltër, humbi edhe një penallti që mund të kushtonte shumë. Barazimi i Empolit tronditi Interin çerek ore nga fundi, por vetëm rrjeta e Nainggolan bëri të mundur sigurimin e një vendi për në Champions league.

Atalanta mundi 3-1 Sassuolon, në një ndeshje që e nisi keq, por përmbysi disavantazhin e Berardit. Me Berat Gjimshitin nga minuta e parë, skuadra nga Bergamo mbizotëroi falë rrjetave të Zapatës, Gomez dhe Pasaliç.


TË NGJASHME