HomeSport

Gati “Arena Kombëtare”, inagurimi vjen kundër Francës

Referuar standarteve të UEFA-s, Shqipëria me “Arenën Kombëtare”, do të ketë një stadium të kategorisë së katërt. Për të pasur një stadium të kategorisë së fundit, të kategorisë së pestë, mungon vetëm një kriter, ai i kapacitetit. Mbi 35.000 vende është kriteri i vendosur nga UEFA. Për “Arenën Kombëtare”, fillimisht, u tha dhe u deklarua se do të jetë një stadium që do të ketë një kapacitet prej 22 000 vendesh të pranishme, por së fundmi diçka e tillë është reduktuar.

Është mësuar se do të ketë një reduktim prej 223 vendesh dhe kapaciteti që do të ketë stadiumi në përfundim, do të jetë 21.777 vende. Një ulje e cila zyrtarisht deri më tani është shpjeguar me rritjen e hapësirave mes stolave.

Impianti është modern dhe shumë gjigand për vendin tonë, teksa është i pari që do të jetë me dy kate dhe në formën e një teatri. Së fundmi, janë provuar edhe dritat dhe sistemi i ndriçimit do të jetë i formës “LED”, bashkëkohor dhe modern, ndryshe nga stadiumet tradicionale me 4 kulla ndriçimi në skaje.

Përsa i përket pjesës sëinagurimit, është premtuar si nga FSHF, ashtu edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama, se stadiumi do të inaugurohet në ndeshjen e fundit që Shqipëria do të luajë gjatë kualifikueseve të “Euro 2020”, kundër Francës. Kryeministri Rama ka bërë me dije se impianti do të jetë gati për sfidën ndaj kampionëve të botës.


TË NGJASHME