HomeTeknologji

Gati Iphone XL, Apple sjell magjin për 2018!

Apple  sapo ka hedhur në treg iPhone X dhe tashmë ka plane të reja për pasardhësin e tij, të cilat pritet të realizohen.

Ekspertët thonë se janë tre iphone  të rinj që pritet të hidhen në treg- duke përfshirë telefonin më të madh të  Apple me një ekran gjigant 6.5 inç, përcjell albeu.com

Mësohet se përgatitjet për iPhone XL do të fillojnë në gjysmën e dytë të këtij viti.

Ky model i ri do të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme nga modelet OLED, me një ekran me rezolucion më të ulët për të arritur një çmim prej $ 650 deri 750 $, tha Kuo.

Apple do të zvogëlojë në masë të madhe bezels në këtëmodel LCD, në sajë të eliminimit të Touch ID.

Aktualisht, iPhone 8 krenohet me një ekran 4.7 inç, iPhone 8 Plus është 5.5 inç dhe OLED iPhone X ka një ekran 5.8 inç.

Në një raport të mëparshëm, parashikohet se Apple do të bëjë ndryshime në kornizën metalike të çelik inox për të përmirësuar cilësinë e transmetimit të të dhënave.

Shtuar më 04/01/2018, ora 16:22

 


TË NGJASHME