Gati largimi nga PSG, Neymar pranë zyrtarizimit te gjigandi spanjoll

Një nga lajmet që ka shoqëruar gjithë merkaton e kësaj vere, ishte lajmi për transferimin e Neymar te Barcelona. Mesa duket, pas shumë peripecish rikthimi i Neymar në “Camp Nou” është shumë pranë. Sipas raportimeve të disa prej mediave europiane, është duke u zhvilluar një takim mes një përfaqësie të drejtuesve të Barcelonës me presidentin e PSG Nasser Al-Khelaiffi dhe drejtorin sportiv Leonardo.
Takimi po zhvillohet në kullën “Eiffel” dhe sipas mediave franceze dhe atyre spanjolle “telenovela” e gjatë me protagonist Neymar, do të mbyllet me një fund të lumtur. Barcelona ka parakaluar rivalët e përjetshëm të Real Madrid, duke udhëtuar drejt Parisit me një ofertë 170 milion euro, 52 milion më pak nga sa arkëtoi dy vjet më parë, kur shiti sulmuesin brazilian.