HomeSociale

Gati për t’iu rikthyer detyrës, drejtori Urgjencës Kombëtare drejt shërimit nga COVID-19

Nga personat më të rrezikuar për t’u infektuar me koronavirus, janë mjekët dhe infermierët. Ata/ato që përballen përditë me këtë armik të pamëshirshëm. Në vendin tonë ka disa raste ku të infektuar kanë qenë mjekë apo infermierë. Edhe drejtori Urgjencave Kombëtare, Skënder Brataj rezultoi pozitiv me koronavirus.

Vazhdimisht Brataj ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore dhe së fundmi në një postim në facebook, ai thekson se ndihet mirë dhe se gjendja e tij shëndetësore është drejt përmirësimit.

Brataj shprehet se dëshiron që sa më parë të marri përgjigjen e testit për të parë nëse e ka mposhtur koronavirusin dhe t’i rikthehet detyrës.

Postimi i plotë:

“Përshëndetje
Një falenderim të gjithë JUVE, që asnjëherë nuk më keni lënë vetëm në këto ditë të sëmundjes, izolimit dhe karantinës. E di që nuk kam mundur t’ju përgjigjem dot të gjitha mesazheve tuaja sepse janë të shumta, prandaj ju falenderoj dhe ju vë në dijeni se gjendja ime shëndetësore është më e mirë dhe shpresoj të jetë negative prova e tamponit. Unë mendoj se ja dola falë mbështetjes tuaj, terapisë, dëshirës dhe vullnetit që kam për ta mposhtur COVID-19.
GATI, për të rifilluar përsëri betejën me këtë armik të padukshëm, por që tani e njohim më shumë se një muaj më parë, kur u paraqit para nesh.
Nëse ka pasur shprehje që nuk e kam duruar që kur jam kthyer, është shprehja e famshme: NUK BËHET,
pa e ditur për çfarë problemi flitet, për çfarë pune, pa e pasur idenë ose kompetencat profesionale! Duke ju përveshur punës, ne krijuam një shërbim të pazëvendësueshëm, siç është ai i urgjencës, të cilin shumë prej jush e kanë provuar në këto tre vitet e fundit.
NUK KA GJË QË NUK BËHET, luftë që nuk fitohet, por duhet shumë shumë punë, shumë shumë durim, shumë shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim nga të gjithë.
Dr. Skënder Brataj”


TË NGJASHME