HomeSport

Gati rikthimi, Lionel Messi nis stërvitjen me ekipin

Valverde, mund të marrë frymë lirisht, më në fund Lionel Messi ka filluar të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Shpresat për rikthimin e tij janë të mëdha dhe kthimi i Messit në fushat e blerta, mund të ndodhë në ndeshjen e Champions League, kundër Borussia Dortmund.

Megjithatë, sipas mjekëve të Barcelonës, rekuperimi 100% i yllit argjentinas mund të kërkojë më shumë kohë dhe ndoshta do të jetë më mirë të mos aktivizohet kundër Borussia. Por, prania e Messit në stadium si përkrahje për shokët e ekipit do të ishte një bonus i madh. Katalanasit do të stërviten përsëri të hënën para se të udhëtojnë në Gjermani dhe Messi të mund të udhëtonte me ekipin, edhe pse nuk është vendosur nëse do të luajë.


TË NGJASHME