HomeSport

Gati rikthimi në fushat e blerta, Thomas Strakosha më i fuqishëm se kurrë

Pasi e mbylli sezonin i dëmtuar dhe në pamundësi për tu rekuperuar edhe për ndeshjet e Kombëtares, Thomas Strakosha ka treguar se ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe se po rikthehet më i fuqishëm. Në një video të postuar në Instagram, gardiani i portës së Lazio, ka treguar se po stërvitet fort nën ritmet e muzikës hip-hop, më saktë me këngën “Till I Collapse” të Eminem. Titulli i saj dhe teksti që shfaqet në video përkthehet nga mediat italiane si një premtim besnikërie e “gardianit” në drejtim të skuadrës së tij.

https://www.instagram.com/stories/thomas_strakosha/?hl=it

Thomas Strakosha e mbylli sezonin i dëmtuar dhe humbi grumbullimin me përfaqësuesen shqiptare për sfidat eliminatore të Euro 2020. Por problemeve në tendinën e Akilit duket se kanë përfunduar, teksa portieri i është nënshtuar një protokolli të rreptë sëtrvitor edhe gjatë pushimeve, siç tregon edhe kjo video. Gjatë kësaj periudhe, nuk kanë munguar sirenat angleze në drejtim të 24-vjeçarit. Klubet e njohura të Premier League janë interesuar për shërbimet e tij, por kapërcimi i madh në karrierën e tij duhet të presë. Strakosha është titullar i padiskutueshëm te Lacio dhe ka hapësira të mëdha për t’u përmirësuar akoma më shumë. Edhe mosha krejtësisht e re dhe eksperienca e madhe e fituar në Serie A i lejon të presë ende, përpara se të tranferohet në një skuadër akoma më të madhe. Por deri atëherë objektivat e tij duken të qarta: sërish protagonist me Lacion dhe kombëtaren e Shqipërisë të drejtuar nga Edy Reja.


TË NGJASHME