HomeSport

Gati shkëmbimi dytë, Milan dhe Roma gjejnë akordin për këta futbollsitë

Milani po mendon për goditjen e 4-të në merkato. Pasi kanë firmosur me Ibrahimovic, Kjaer dhe Begovic, kuqezinjtë po planifikojnë të afrojnë një tjetër futbollist.

Nga se bëhet e ditur në mediat italiane, Maldi dhe Boban kanë nisur bisedimet me Romën për një shkëmbim lojtarësh. Kuqezinjtë dëshirojnë të afrojnë në skuadër Cengiz Under, ndërsa duan të largojnë Suson.

Të dy skuadrat prej ditësh kanë nisur negociatat dhe në ditët në vijim pritet të zbulohet më shumë rreth kësaj tratative. Suso nuk po kalon një moment të mirë te Milani dhe tifozët kanë shpërthyer kundër tij duke kërkuar që të largohet. Nga ana tjetër edhe turku Under nuk po gjen shumë hapësira te Roma dhe është gati për një tjetër aventurë si protagonist.


TË NGJASHME