HomeSport

Gati shkëmbimi i bujshëm, Piatek “sakrifikohet’ për De Paul

Milan është në kërkim të një fantazisti dhe këtë gjë trajneri Pioli e ka shprehur prej kohësh. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit e “Djallit” janë takuar dje me agjentin e Rodrigo De Paul, që aktualisht luan me Udinesen. Argjentinasi ka spikatur vitet e fundit me friulianët, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme.

“La Repubblica” shkruan se agjenti i fantazistit, Augustin Jimenez është parë dje në shtëpinë e Milan për të folur pikërisht për mënyrën e transferimit të lojtarit. De Paul lidhet me një shkëmbim të mundshëm me sulmuesin Piatek, që së fundmi nuk po gjen veten me kuqezinjtë. Afrimi i Ibrahimoviç ka bërë që gjërat të vështirësohen për polakun, duke u projektuar një shkëmbim me lojtarin e Udineses. Zërat e merkatos e lidhin Piatek edhe me një kalim në Angli, me Milan që në çdo variant e ka të “sakrifikuar” lojtarin.


TË NGJASHME