HomeLajme

Gati zemra e parë bionike. Çfarë është ajo dhe si funksionon

E bërë nga indet e përdorura, ajo do të ndihmojë në eksperimentimin në mënyrë të sigurt me valvulat artificiale të zemrës dhe pajisjet e tjera mjekësore.

E përshkruar në revistën ”Science Robotics”, ajo u krijua nga ekipi i Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT) i koordinuar nga Ellen Roche, në bashkëpunim me Universitetin Amerikan të Harvardit, Universitetin e Teknologjisë ”Nanyang” në Singapor dhe Kolegjin Mbretëror të Kirurgëve Irlandezë.

”Pajisja është një përzierje e indeve kardiake dhe një sistemi pompimi robotik: pra emri ‘zemër hibride biorobotike’ është një matricë sintetike që mund të mbështillet rreth një barkusheje dhe të bymehet’, për të vepruar si pompë, siç do të bënte një muskul i zemrës”, deklaruan autorët.

“Ne filluam nga barkushja e majtë sepse është më e vështira për t’u riprodhuar, për shkak të presioneve më të larta në të cilat ajo vepron. Qëllimi i këtij studimi mbi zemrën bionike është që të lejojë në të ardhmen testimin dhe zhvillimin e  pajisjeve kardiake më shpejt dhe me kosto më të ulët duke simuluar atë që ndodh natyrshëm në zemrën e njeriut”, theksoi autoria e studimit Ellen Roche.

/ATSH/


TË NGJASHME