HomeSport

Gattuso paraqet dorëheqjen, Milan projekton zëvendësuesin

Largimi i Gennaro Gattuso nga stoli i Milan, ishte diçka që kishte kohë që përflitej në media të ndryshme. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e klubit, ka qenë vetë trajneri që ka folur qartë dhe prerë rreth kësaj teme. “Të vendosja për tu larguar nga stoli i Milan nuk ka qenë aspak e lehtë por ishte një vendim që duhej ta merrja. Zgjedhja ime ishte e vështirë. Refuzova dhe dy vitet kontratë që më kishin mbetur? Po, sepse historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrsesi një çështje parash”, u shpreh Gattuso, në një intervistë për ‘La Repubblica‘.

Kontrata mes Gattuso dhe Milan, përfundonte në 202, nga ku Gattuso, përfitonte 5,5 milionë euro në sezon. Në rast shkarkimi nga ana klubit, ai do të përfitonte të gjithë pagesën, por Gattuso zgjodhi të japë dorëheqjen, duke privuar pagesën nga ana e klubit. Në fakt, Gattuso, asnjëherë nuk e pati përkrahjen e drejtuesve të klubit dhe ditën e djeshme, mësohet se ai është takuar me drejtorin e deleguar Ivan Gazidis, ku edhe i ka paraqitur dorëheqjen.

Sipas mediave italiane, Gattuso mund të ulet në stolin e Romës, gjithmonë nëse Gasperini vendos të qëndroj tek Atalanta. Nga ana tjetër, në stolin kuqezi një alternativë, është edhe trajneri i Monaco, Leonardo Jardim.


TË NGJASHME