HomeSport

Gatusso i dorëzuar: Le të më bëjnë gjyqin

Humbja ndaj Torinos, ka bërë që tekniku i Milanit, Gennaro Gattuso, të shprehet i gatshëm, që klubi t’i bënte “gjyqin” siç e quajti ai, për tu larguar apo jo. Në ndeshjet e fundit, pas çdo 90 minutëshi, trajneri, duket gjithmonë e më i humbur e i dorëzuar në krye të Milanit.

Për humbjen ndaj Torinos, ai u shpreh se e gjithë ndeshja u vendos nga një incident. Sipas tij, lojtarët bënë çfarë duhet bërë, por ishte thjesht ai incident që vendosi fatet e lojës. “Torino është një ekip që të detyron të luash keq edhe pse krijuam mundësi të shumta, por nuk mund të shkaktojmë një penallti aq naive. Nuk po kënaqemi aq shumë sa dy muaj më parë. Nuk jemi të mprehtë, mendojmë shumë dhe kjo na heq entuziazmin. Prandaj e them që nuk mund të hyj në mendjen e lojtarëve pasi unë dua që ata të kenë shpirt luftarak dhe vendosmëri, por nuk po ndodh. Unë jam përgjegjës për rezultatet. Jo vetëm që po marrim rezultate të turpshme, por jemi duke turpëruar një klub historik”, u shpreh Gattuso.

Gattuso, foli gjithashtu edhe për situatën dhe raportet që ka me drejtuesit e klubit kuq e zi: “Te Milani gjithçka është perfekte, dëgjoj shumë gënjeshtra në media. Ndjej respektin dhe dashurinë e klubit, pastaj nëse nuk kemi rezultate është e drejtë që të më bëhet gjyq. Në këtë moment nuk ia drejtoj gishtin askujt. I vetmi që vihet nën akuzë është trajneri. Të gjitha përgjegjësitë janë të miat. Lojtarët kanë dhënë sa munden, tani janë në vështirësi dhe nuk janë të qetë. Pyesni klubin. Unë ndihem përgjegjës për këtë situatë dhe nuk bëj pas, kam fajet e mia. Nëse më largojnë, pranoj vendimin qetësisht, i vetëdijshëm se bëra sa munda.”


TË NGJASHME