HomeShowbiz

Gaz Paja drejt politikës? Aktori përgjigjet njëherë e mirë

Kohëve të fundit është spekuluar shumë për faktin se aktori i humorit Gaz Paja mund të angazhohet në politikë. I ftuar në emisionin ‘Ftesë pa pesë’ aktori ka folur për herë të parë rreth këtyre lajmeve duke iu dhënë fund spekulimeve.

Unë nuk kam asnjë letër të asnjë partie dhe nuk mendoj se do kem ndonjëherë. Unë thjesht mendoj që ky djali bashkë me skuadrën e tij do hyjnë në histori dhe unë kam qejf të jem pjesë e historisë. Kaq! Pra të ndihmoj në zhvillimin e Tiranës. Se çfarë thonë pastaj, jo është i politizuar apo jo, kjo nuk është e vërtetë.”, theksoi ai.


TË NGJASHME