HomePolitikë

Gazeta britanike: “Shqipëria e Maqedonia e Veriut po sjellin ‘luftën’ Merkel-Macron në BE”

Kërkesa e kancelares gjermane Angela Merkel për të mos u bllokuar më tej hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po shkakton luftën civile mes saj dhe presidentit Francez Macron. thekson në artikullin e saj gazeta britanike ‘Express UK’. Sipas kësaj gazete ndërhyrja e saj ka të ngjarë të shkaktojë fërkime midis Berlinit dhe Parisit, ku Presidenti Emmanuel Macron i ka vënë veton këtij procesi që prej fillimit.

Zonja Merkel shkruan gazeta britanike u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama në një shfaqje mbështetjeje për rajonin. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, udhëheqësja gjermane tha: “Kushdo që shikon hartën, që e njeh kontekstin gjeopolitik, e di se është mirë për të gjithë nëse vendet e Ballkanit Perëndimor bëhen gjithashtu anëtarë të Bashkimit Evropian një ditë. Ajo deklaroi se dëshiron të arrijë një marrëveshje, e cila do të lejojë që bisedimet e pranimit të fillojnë, në samitin e ardhshëm të Këshillit Evropian, në 29 Mars.

“Tani do të punojmë shumë për të arritur rezultatet e dëshiruara në Mars,” tha ajo. Z. Macron ka kërkuar një proces reformimi për procesin e zgjerimit, sipas të cilit Parisi dëshiron të realizohet para se këto vende të mund të bëhen anëtare.

Por kjo ka shkaktuar përçarje në korridoret e pushtetit sepse të paktën nëntë vende të BE-së kanë refuzuar propozimet franceze.


TË NGJASHME