HomeSociale

Gazeta spanjolle ‘ABC’: Transformimi i Tiranës premtues për turizmin!

Mediat huaja e kanë kthyer kokën nga transformimet që kryeqyteti shqiptar ka bërë kohët e fundit. Pas mediave si “The independent”, “The Economist”, “The Guardian”, këtë herë ka shkruar edhe prestigjiozja spanjolle “ABC” duke i dedikuar një artikull të veçantë mundësive që ofron Tirana për të bërë turizëm.

Artikulli thekson ndryshimet infrastrukturore, shtimin e hapësirave publike e në mënyrë të veçantë politikat mjedisore, të cilat kanë rritur ndjeshëm numrin e turistëve që e vizitojnë atë.

“Popullsia e Tiranës, tashmë thuajse arrin shifrën një milion, ndërkohë që numri i të huajve që mbërrijnë në vend rritet përafërsisht me 12% që nga 2013, sipas të dhënave të qeverisë së “vendit të shqiponjave”. Bashkia e Tiranës, e cila drejtohet nga Erion Veliaj, ka investuar shumë në fushën e turizmit, me qëllim që këto shifra të mund të rriten më tej. Tirana synon të ofrojë turizmin tregtar, atë të spektakleve dhe që lidhet kryesisht me aspektet mjedisore.”, thuhet në artikull.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.


TË NGJASHME