HomePolitikë

Gazetarët në protestë, Rama u përgjigjet në Kuvend

Kryeministri Edi Rama i quajti shkelës së të drejtës së njeriut gazetarët që protestojnë para Kuvendit kundër paketës ligjore antishpifje që pritet sot të marrë votat në Parlament. Teksa ka renditur legjislacionin e ashpër që kanë vendet anëtare të BE për lajmet e rreme dhe shpifjen, Rama solli shembullin e vdekjes së një personi ditën që tërmeti i fortë goditi vendin tonë në 26 nëntor pas lajmit se spitali i Durrësit po shembet. Ndërkohë kryeministri Rama ka treguar një moment se kush e ka frenuar qeverinë për të bërë një ligj me të ashpër.

“Vijmë tek ne, gjithë kjo punë e bërë për të analizuar shtetet e BE, gjithë entuziazmi ynë për të ndërtuar një ligj që i referohet këtyre shteteve ndeshi që në fillim pengesën nga përfaqësuesit e BE dhe OSBE dhe Këshillit të Evropës në formën e një fjalie: mos iu referoni ktyre shteteve se këto i kanë ligjet shume të ashpra s’janë këto shembulli që duhet të ndiqni, ndërkohë që padiskutim nëse ligji gjerman do kishte subjekte ata që janë te dera e parlamentit ata sot do ishin të gjithë me borxhe për të paguar pafundësinë e detyrimeve si rezultat i shkeljes së të drejtave të njeriut”

Sipas Ramës, “vetëm një të mirë ka kjo zhurmë se bën publicitet për ERTV, e quajnë televizion, ky është qëllimi ta ndiejnë konkurent, ndërkohë që ERTV kushton 100 herë më pak se një portal irelevant”. 

Ndërkohë kryeministri tha se pasi vetë përfaqësuesit e OSBE dhe BE i thanë që qeveria shqiptare mos i referohej ligjeve të vendeve anëtare të BE, mendoi:“Ok po do bëjmë një ligj më të butë, ky ka qenë momenti i tërheqjes së vendet e BE i kanë shumë të ashpra, si kanë sic duhet, juve që mund tu khejmë në target na dëgjoni mirë se ndryshe ne ju bëjmë të dukeni se jeni bërë në mbretëeinë e shkitjes së lirisë. Ky është thelbi i të vërtetës, ok ne nuk e kemi fuqinë e Gjermanisë që tu themi kush je ti? Ti do na thuash ne si do bëjmë ligjin për mbrojtjen nga këta?

Ok se kemi por në ligjin ekzistues rregullohet veprimtaria e këtyre jo në rrjetet sociale se nuk kemi shkuar akoma, se këto vende kanë hyrë të rrjetet sociale ta këpusin në kryq profilin në sekond, kanë edhe mekanizma të ashtuquajtur “facebook reputation”, profilet falso nuk hapen dot atje.

Bëjnë bombardime brenda pak sekondash e pastrojnë gjithë fushën brenda pak sekondash, ne skemi shkuar atje por po vendosim standarte për të respektuar të drejtat themelore të njeriut, sjanë vetëm këta te dera, njerëz janë edhe ata që hapin portalet e tyre edhe ata meritojnë të mbrohen, s’janë mish për tu shkelur nga këta sa herë që klikojnë e u del përpara shkelmi shpifjes i gjithë bolorisë që krijohet për të venë në presion shoqërinë e një që unë të bëj gjëmën ndaj ti duhet të më paguash që unë të shantazhoj ndaj ti duhet të më përgjigjesh”.

Kryeministri Rama ka garantuar prerë se paketa antishpifje do të votohet sot në Kuvend.

Në fund të fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Rama ka thënë se nuk do t’i drejtohet kurrë AMA-s, por do t’i ndjekë cështjet në gjykatë, madje ka bërë edhe një paralajmërim, teksa ka pohuar se presidenti Meta do të kthejë edhe këtë ligj para Vitit të Ri.

“Unë nuk do ta shoh derën e AMA-s, nuk kam punë fare, as do të më shihni atje, unë cështjet e mia me shpifësit i coj në gjykatë, do të bëhen shumë atje, unë nuk i ndahem ta dinë mirë. Ju them gjithë shqiptarëve se nga sot të gjithë do kenë një instrument që do ta vënë në punë pas Vitit të Ri se presidenti do ta kthejë para Vitit të Ri”- tha Rama.


TË NGJASHME