HomeLajme

Gazetari amerikan i infektuar, batuta live me vëllain e tij guvernator

Gazetari i CNN Chris Cuomo, i cili është i konfirmuar me covid-19, iu bashkua konferencës për shtyp të vëllait të guvernatorit të Nju Jorkut Andrew Cuomo të enjten për të folur për gjendjen e tij përmes internetit.

Andrew Cuomo, guvernatori i Nju Jorkut, po mbante një konferencë për shtyp në lidhje më përditësimet nga gjendja e jashtëzakonshme, kur ftoi vëllain e tij Chriss të bëhej pjesë e saj.

Guvernatori i tha: “Dukesh mirë.”

Chris tha: “Unë jam shumë mirë, duke marrë në konsideratë cfarë po ndodh.”

Guvernatori përgjigjet: “E di që ndonjëherë bëjmë shaka. Unë nuk do ta bëj shaka tani. Rregulli është se nuk goditet asnjëherë një vëlla, kur ai është në vështirësi.”

Biseda vazhdon teksa Chris Cuomo, i cili po fliste nga shtëpia e tij në New York City, ku është karantinuar që kur u diagnostikua në fillim të kësaj jave. Ai përshkroi se si ethet nga koronavirusi kishin ndikuar në ëndrrat e tij.

“U godita nga një ethe e ashpër. Ishte si një film. Unë kisha halucinacione. Pashë babain. Më ke ardhur dhe ti në ëndërr.”– i tha gazetari vëllait të tij.

“Ishit veshur me veshje për ballo shumë interesante dhe po vallëzonit në ëndërr dhe po tundit një shkop dhe thoshit: Unë dëshiroj që të mund të tundja shkopin tim dhe ta bëj gjithë këtë, të largohet dhe pastaj ti rrotullohesh dhe ikën duke kërcyer.”– tha Chris Cuomo.

Governatori iu përgjigj: “Padyshim që ethet kanë ndikuar në aftësinë tuaj mendore.”

Gazetari pastaj foli se si do bashkohet me vëllain e tij pasi të përfundojë, në mënyrë që ata të mund të shkonin duke peshkuar së bashku. Por kur guvernatori tha se ai do ti dërgonte atij një libër udhëzues për fillestarit në peshkimin, Chris tha: “Ju jeni i vetmi person që kam njohur ndonjëherë që peshkon me të bardha, sepse nuk keni asnjë shans të bëheni pis gjatë peshkimit.”

Më pas guvernatori i uroi shëndet vëllait të tij dhe ai e falenderoi që i dha mundësi të futej live në konferencë.

Nju Jorku është shteti me numrin më të madh të infektimeve nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me më shume se 100,000 te infektuar dhe 2,935 vdekje. Sot, në SHBA, numërohen 277,533 të prekur dhe 7,400 vdekje.


TË NGJASHME