HomePolitikë

Gazetari gjerman “plas bombën” tjetër

Gazetari i gazetës gjermane “Bild” Piter Tiede i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” u pyet në lidhje me një fragment nga artikujt e tij, ku ndër të tjera shkruhej se në Krujë ka magazine droge dhe ato kontrollohen nga kryetari i bashkisë e të tjerë persona.

Tiede u pyet se nga e di këtë dhe si mund të bëjë të tilla akuza.

“Kam arritur ta bëj nëpërmjet kërkimeve. Po, nëpërmjet kërkimeve e kam arritur. Në rast se shkon nga Tirana drejt Krujës, ka magazine droge. Janë salla të mëdha me drogë. Kam qenë vetë. Pasi sheh magazinat me drogë, pas 2 minutash vjen dikush me makinë dhe thotë se çfarë po bëni. Është fqinji që ruan magazinën e drogës”, tha gazetari gjerman Tiede.


TË NGJASHME