HomeSociale

Gazetari Hoxha: FNSH e pa grabitjen në Rinas!

Gazetari Artan Hocha ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte, duke thënë se në momentin e grabitjes në Rinas, një grup i forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë i ka parë hajdutët ndërsa kompania e sigurisë ICTS, nuk i ka lënë të hyjnë në pistë.

Hoxha e dha informacionin në emisionin “Java”, ku shtoi se në pistë gjatë momentit të grabitjes ka patur dhe një makinë tjetër policia e cila po priste të ekstradonte dy persona. “Punonjës të FNSH-së kanë parë nga jashtë rrethimit skenën e grabitjes dhe kanë tentuar të ndërhyjnë por nuk janë lejuar të futen brenda pistës nga ICTS-ja.

Ndërkohë që brenda në pistë ishte edhe një furgon tjetër me policë, të cilët prisnin dy persona që po ekstradoheshin. Megjithatë këta nuk kishin fushë pamje të grabitjes”, deklaroi Hoxha.


TË NGJASHME