HomeSport

Gazetari italian ‘ngre në qiell” Kumbullën, është më mirë se de Ligt

Marash Kumbulla, mbrojtësi me origjinë shqiptare është duke kaluar një super-formë në Itali, ku aktivizohet me Veronën. Vetëm 19-vjeç, Kumbulla ka siguruar një vend titullari në skuadrën që luan në Serie A.

Shqiptari ka fituar vëmendjen e opinionit, ndërsa ka shënuar edhe një gol në këto 9 javë kampionat.

Së fundmi në mediat italiane, po bëhen edhe krahasime të mbrojtësit shqiptar me mbrojtësin holandez të Juventus, Matthijs de Ligt. De Ligt u ble nga Ajax për plot 75 milionë euro dhe sipas gazetarit Gianni Moura, mbrojtësi me origjinë shqiptare, momentalisht është me i mirë se holandezi.

“De Ligt nuk po jep më siguri në prapavijë. Shkaktoi një tjetër penallti “idiote”. Pas mesit të kampionatit me siguri që do e shohim ndryshe se edhe fusha e lojës do ta ndihmojë që të përmirësohet. Por tani për tani, është Kumbullua më mirë se De Ligt. Kumbulla është rritur me zero kosto te Verona. De Ligt kushtoi 76 milionë euro te Juventusi dhe 78 milionë euro me gjithë detajet e tjera”, shkruan gazetari italian i “Repubblica”.


TË NGJASHME