Lajme Lajmi i Fundit

Gazetarja ngre pikëpyetjet për operacionin e kokainës që vinte nga Ekuadori

Policia e Shtetit dha sot ne nje konference per shtyp, detaje per operacionin e zhvilluar nga ajo vete, Policia greke dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, i koordinuar nga DEA Amerikane, ku raportohet se jane sekuestruar 137 kg lëndë narkotike kokainë, ndersa dy persona rane në pranga dhe një është shpallur në kërkim.

nila-hoxha-open

Sipas policise shqiptare, “në funksion të dorëzimit të kontrolluar u sekuestrua 137 kg lëndë narkotike, kokainë dhe u arrestuan shtetasit A. B., 53 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M.

Gjatë hetimeve të deritanishme rezulton se këta shtetas ishin pritësit e kësaj lënde narkotike në Durrës. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Portin e Durrësit, duke shfrytëzuar faktin që kishin akses në hyrje dhe dalje në Port bënë të mundur nxjerrjen e një sasie të lëndës narkotike nga kontenieri ku ndodhej në sheshin e kontenierëve dhe dërgimin e saj në një zonë të sigurtë që ata mendonin, por që është sekuestruar nga Policia gjatë operacionit”.

Por gazetarja e kronikës Anila Hoxha, ka dy pyetje, te cilat i ngre ne nje postim te sajin ne FB, pas konferences se policise dhe thote:

Cfare nuk thuhet ne konference:
1.Trafikantet kane marre vetem pakot e orizit
2.Trafikantet nuk erdhen te merrnin drogen ne kontenierin tjeter, cka e detyroi policine qe nen efektin e deshtImit te shkoje dhe ti marre vete pakot dhe sot te deklaroje si droge te kapur 137 kg. Qe natyrisht ishte oriz e gjitha .
3.Njeri nga pritesit eshte peshkatar
4.Pritesi tjeter ishte roje dhe hyri permes badge te portit
5.I treti ne kerkim, ishte ai qe priste ne makinen gri me targa te huaja
6. Droga me dorezim te kontrolluar qe ishte zevendesuar me oriz ishte vetem 22 kg, dhe per kete ngarkese u kapen ata dy fakirat. Dy ngarkesat e tjera qe ne total bejne 137 kg nuk u terhoqen.
Perse ?
Kush tradhetoi ?

tradhetoi

Related posts

Strazimiri, ministrit Lleshaj: Kush të pengon të zbardhësh drogën?

Mila

PS nis nesër fushatën/ Rama do prezantojë 61 kandidatët socialistë

Mila

Shefja ekzekutive e Hong Kongut flet për ligjin e ekstradimit

Mila
Na Kontaktoni!