HomeSport

Gazidis me mision në Londër/ Milan, në kërkim të trajnerit të ri

Gennaro Gattuso, është duke luajtur ndeshjet e fundit në drejtimin e Milan dhe drejtuesit e klubit kanë filluar kërkimet që tani për zëvendësuesin e tij. Ivan Gazidis, ka zbarkuar në Londër, me misionin për të sjellë në Milano, Maurizio Sarrin. Drejtori i deleguar i Milanit kërkon të bind trajnerin e Chelesit që të ulet në stolin e tyre sezonin e ardhshëm, një lëvizje e papritur kjo por që në thelb kërkon të djeg konkurrencën e Romës, një tjetër skuadër e interesuar për shërbimet e italianit.

Në mediat britanike, shkarkimi i trajnerit Sarri është diçka e sigurtë dhe pritet të ndodhi pas përfundimit të finales së Europa League. Jo vetëm kaq, por blutë, madje kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij dhe pritet të jetë legjenda e këtij klubi Frank Lampard. Gazidis ka programuar një takim kokë më kokë me Sarrin për ti paraqitur atij projektin e Milanit të ri.

Një kontratë 3-vjeçare me një pagë rreth 3 milionë euro në sezon. Roma, skuadra tjetër e cila kërkon shërbimet e Sarrit, por pret fillimisht një përgjigje nga Gasperini, trajneri aktual i Atalantas, në këto kushte Milan është dukshëm në avantazh për të siguruar shërbimet e Sarrit.


TË NGJASHME