HomeShowbiz

Genc Prelvukaj në një tryezë me të atin e këngëtares

Lidhja e Genc Prelvukaj me Eni Koçin ka qenë një ndër më të përfolurat në mediat rozë, veçanërisht raporti i këngëtarit më prindërit e partneres.

Disa javë më parë qarkulloi një lajm sipas të cilit Genc Prelvukaj nuk i ka marrëdhëniet e mira me prindërit e Enit.

U tha se prindërit e këngëtares nuk janë dakort me lidhjen e tyre pasi Genci ka qenë i divorcuar më parë dhe ka një fëmijë.

Por reperi e mohoi këtë gjë duke thënë se i njeh dhe i respekton shumë prindërit e partneres.

Ai ka thënë se është njohur kohë më parë me prindërit e Enit për shkak të muzikës.“Prindërit e Enit janë fantastikë. Ata kanë bërë punë të jashtëzakonshme me Gretën dhe Enin dhe e njohin në themel muzikën. Kur ke përballë njerëz që e njohin muzikën me detaje, temat nuk shterojnë”, tregoi këngëtari kohë më parë.

“Prindërit e Enit janë fantastikë. Ata kanë bërë punë të jashtëzakonshme me Gretën dhe Enin dhe e njohin në themel muzikën. Kur ke përballë njerëz që e njohin muzikën me detaje, temat nuk shterojnë”, tregoi këngëtari kohë më parë.

Dhe nëse ende nuk e besoni se marrëdhëniet e tyre janë në rregull, Eni na e vërtetoi me disa video të publikuara në Instagram, ku shfaqet duke festuar 58-vjetorin e të atit.

Pranë saj, në tryezën kryesore të familjes gjendet edhe partneri Genci, i cili tashmë është dhëndri i parë i shtëpisë.


TË NGJASHME