HomeShowbiz

Genta fjalët më të bukura për personin e zemrës

Prej disa kohësh këngëtarja e njohur Genta Ismajli po shijon lidhjen e saj të re me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Duke qenë se janë mjaft të ndjekur edhe në rrjetet sociale, dyshja nuk hezitojnë të ndajnë imazhe dhe video të ndryshme së bashku.

Ka qenë këngëtarja nga Gjilani ajo e cila koleksionit të fotografive në Instagram ia ka bashkangjitur edhe një të re pranë partnerit të saj.

E veshur me një fustan të bardhë e me një shikim mbresëlënës kah Ustai, 35-vjeçarja tregon dashurinë e madhe që ka për të.

“Ishte mënyra se si ju qeshët… e dija që më duhej në jetën time. Të dua”, është shkrimi krahas fotografisë.


TË NGJASHME