HomeShowbiz

Georgina publikoi një foto, por ky detaj po bën xhiron e rrjetit

Ndoshta është i vetmi i cili mund të shpëtojë nga lojtarët e Juventusit. Cristiano Ronaldo ka provuar të udhëheqë bardhezinjtë por mesa u pa pjesa tjetër e skuadrës e ka tradhtuar.

CR7 edhe pas mrekullisë në turin pasardhës ku shënoi 3 gola për të kualifikuar skuadrën, sërish këtë herë në çerekfinale realizoi dy gola në dy takimet kundër Ajaksit, por Juventusi nuk ia doli të kualifikohej. Golat e portugezit mjaftuan për statistikat e tij personale, pasi talentët holandezë triumfuan falë lojës së grupit.

Sigurisht që në stadium nuk mund të mungonte e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, por këtë herë nuk u solli fat bardhezinjve. Ajo ka publikuar një foto në Instagram dhe ajo që u ra në sy të gjithë fansave ishte një tifoz në shkallët e “Alianz Stadium”.

Në sfond dukej një burrë i cili mesa duket se kishte fare mendjen te ndeshja, por te partnerja e sulmuesit portugez dhe komentet lidhur me të janë të shumtë në foton e Georginas.

et.jpg


TË NGJASHME