HomeSociale

Gërryen shtratin e lumit, procedohen 2 persona

Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore.

Operacioni nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me IKMT-në.

Kontrolle të imtësishme përgjatë shtratit të lumit Mat.

Kapen nga Policia duke gërryer shtratin e lumit dhe duke marrë zhavorrin, procedohen penalisht 2 shtetas.

Gjithashtu këta shtetas gjobiten IKMT-ja, me masë administrative 2 milionë lekë të reja secili.

Bllokohen mjete të rënda ekskavatorë që shërbenin për të gërryer shtratin e lumit Mat.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me IKMT-në, kanë vijuar kontrollin përgjatë shtratit të lumit Mat, bazuar edhe në informacionet e marra për disa persona që gërryenin shtratin e lumit, duke marrë zhavorr në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i kontrollit u kap në flagrancë dhe u procedua penalisht shtetasi L. M., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi në Fushë Milot, Kurbin, në shtratin e lumit Mat, u kap duke gërryer, duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr.

Po gjatë kontrollit u kap dhe u procedua penalisht shtetasi B. A., 55 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi në Fushë Milot, Kurbin, në shtratin e lumit Mat, u kap duke gërryer, duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr.

Nga ana e IKMT-së, të dy këta shtetas janë gjobitur me masë administrative 2 milionë lekë të reja secili.

Kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME