HomePolitikë

Gert Bogdani: PD dhe ndërkombëtarët janë…

E megjithatë Gerti Bogdani, Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, i ftuar në RTV Ora nuk sheh ndonjë konflikt të PD me ndërkombëtarët.

SHBA dhe BE njohën zgjedhjet e 30 qershorit edhe pse për opozitën ishte një proces farsë.

Përkundrazi, thotë ai, pas 1 korrikut ka nisur një kapitull i ri.

Bogdani: Në mënyrë absolute jo. Është një kapitull i ri kjo që sapo ka filluar nga 1 korriku sepse është një situatë e re në Shqipëri. Më në fund ndërkombëtarët, edhe ata që kanë qenë më skeptikët e panë që në Shqipëri u zhvillua një farsë, nuk u zhvilluan zgjedhje por votime mekanike. Një farsë e madhe elektorale ku 85% e shqiptarëve e refuzuan rëndshëm këtë qeveri aktuale.

Njuma: Nuk kemi dëgjuar ndërkombëtarët të thonë se zgjedhjet janë farsë.

Bogdani: Precedenti i mosmarrjes pjesë në zgjedhje ka rënë. Jam i sigurt që tani nuk do të lejojnë precedentin që një forcë politike, një njeri i vetëm apo një sekt politik sepse nuk mund të themi PS, sepse Rilindja nuk përfaqëson të gjithë socialistët e mirë dhe të ndershëm në këtë vend dhe e treguan ditën e dielë duke bojkotuar apo duke refuzuar në fletën e votës se ishin çuar të votonin me detyrim. Askush tani nuk mund të pranojë një precedent të rëndë ku një njeri i vetëm, një sekt politik të ketë të gjitha pushtetet

edagogu Roland Lami i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se kryeministri është në një hall të madh sepse nuk po largon dot presidentin Ilir Meta.

Sipas Lamit, Meta i ka prishur punë me disa akte qeverisë.

Roland Lami: Kryeministri është në një hall të madh, pasi në parlament përvec rolit që duhet të luaj qeveria, pozita detyrohet me një opozitë fiktive që ka në parlament, të marrë edhe rolin e opozitës. Kjo nuk është gje e lehtë dhe ndonjëherë tenton ta bëjë reale këtë dialog, që kërkon shumë fantazi dhe kryeministri ja ka dalë deri tani. Se çdo të ndodhë më tej nuk e di, por ky hall duhet qarë.

Momenti i dytë është që kryeministri ka një tension me presidentin, i cili në kushtet kur mungon Gjykata Kushtetuese për hir të përgjegjësisë që ka qeveria për ta krijuar atë, i duhet që ta gjejë formën për ta hequr aty pasi i është bërë pengesë për disa akte dhe veprime që ka ndërmarrë qeveria.

Ngërçi është që si nga pikëpamja e gjykimit të presidentit Meta apo nga pikëpamja e shkarkimit pa gjykatë kushtetuese nuk bëhet dot. Ky është halli i madh që duhet ta qajmë kreministrit. Sepse s’po gjejmë mekanizëm që ta heqi dhe të jetë i qetë.


TË NGJASHME