HomeModa

Getat, domosdoshmëri e çdo sezoni

Getat janë element parësor kur bëhet fjalë për joshje, por edhe një prej objekteve më të domosdoshme në garderobën e një femre.

Të lidhura ngushtë me feminilitetetin, katalizator i bukurisë dhe rafinimit, getat përdoren në çdo stinë. Për sezonin pranverë verë 2020, në pasarela propozohen modele të ndryshme, si për rastet më formale dhe deri tek ato më informale.

Ato që ne i njohim si rrjetë janë në krye të listës. Janë moderne dhe i japin pak trasgresivitet çdolloj look-u. Kurse e zeza e thjeshtë mbetet klasikja e përjetshme.

Nuk mungojnë fantazitë e tjera, si pika, rombe, kuadrate, etj, duke i bërë këmbët e një gruaje të ngjajnë me tablotë e Pikasos. Këtë vit janë të preferuara edhe ngjyrat, shkëlqimi, për një look me lozonjar dhe unik.


TË NGJASHME