HomeShowbiz

Getoar Selimi dedikim prekës për fansat e tij

Getoar Selimi është padiskutim një ndër reperët më të mirë shqiptarë i cili prej vitesh në skenë i ka dhuruar shumë hite publikut.

Nuk ndodh shpesh që Getoari të bëjë postime prekëse në profilin e tij në Instagram, ndaj është një ditë që duhet shënuar në kalendar. Reperi ka publikuar një foto ku shihet i përulur, ndërsa shprehet se gjithnjë ndihet i tillë ndaj atyre që e duan.

“Gjithmonë kokë ulur pranë jush që më doni dhe që keni qenë vazhdimisht me mua në këtë rrugëtim të përbashket tash e 20 vjet”, shkruan reperi.

Reperi ka kujtuar kështu 20-vjetorin e karrierës së tij muzikore dhe e ka ndarë me fansat këtë gëzim.

Getoari ka publikuar së fundi këngën e re “Amante”, protagoniste e së cilës është balerina Klaudia Pepa.


TË NGJASHME