HomeShowbiz

Gigi Hadid ka lindur? Ja një e dhënë pothuajse e qartë

Fansat e Gigi Hadid ishin të befasuar kur babai i supermodeles ndau një poezi duke i uruar mirëseardhje nipit të tij në mediat sociale, duke lënë të kuptohet se Gigi kishte lindur tashmë.

Pak kohë më parë një burim i afërt i çiftit tha: “Zayn dhe Gigi janë entuziastë dhe duan çdo moment të kësaj eksperience së bashku. Gjërat po shkojnë vërtet mirë dhe janë më pranë se kurrë”.

Sipas thashethemeve, megjithatë, kur lajmi i shtatzënisë së Gigi u raportua për herë të parë, modelja ishte rreth javës së njëzetë, ose rreth pesë muaj.

Që do të thotë se data e pritshme e lindjes do të jetë në shtator, siç ka konfirmuar  më herët edhe nëna Yolanda. Fansat e çiftit tashmë kanë filluar të spekulojnë se Gigi, ka lindur fëmijën e saj të martën pasi motra e saj e vogël, Bella, postoi një mesazh në Instagram duke thënë se ajo nuk mund të ndalonte së qari nga lumturia.

Por ishte letra që Mohamed Hadid, babai i Gigi, i shkroi nipit të tij që konfirmoi (ose pothuajse) lajmin. Mohamed Hadid në fakt publikoi dje në Instagram foton e një poezie të shkruar me dorë:

“Përshëndetje nip, jam unë, dhe zemra ime është më e lumtur se kurrë. Të uroj diellin dhe hënën, të uroj një jetë të lumtur. Dije që Gjyshi është gjithmonë këtu. Unë do të bëj gjithçka, gjithçka për ty, i/e  dashuri/a  ime “.

Sidoqoftë, postimi u fshi pothuajse menjëherë nga Instagrami.


TË NGJASHME