HomeShowbiz

Gigi tregon ndryshimet që i ka shkaktuar shtatëzania

Gigi Hadid së fundmi ka bërë një ‘tutorial make-upi’ me grimeren Erin Parson në një Instagram ‘live’, duke aplikuar grimin nën udhëzimet e artistes së famshme.

Dyshja kanë folur për rutinën ditore dhe grimin, teksa në një moment Hadid tregoi sesi shtatzënia e saj ka ndikuar në formën e fytyrës. Ajo gjithashtu ka folur edhe për operacionet plastike.

Mesa duket, shtatzënia i ka ndikuar modeles në formën e fytyrës, pasi faqet e saj janë bërë më të plota dhe duken akoma më të mbushura.

Megjithatë, ajo shprehet se i kishte faqet që më parë dhe në fakt i janë mbushur vetëm pak më shumë.

Gigi ndaloi të sqaronte më tepër këtë fakt, pasi shumë persona e akuzojnë për ndërhyrje në fytyrë.

Modelja tregoi se nuk ka kryer kurrë ndërhyrje dhe këtë lloj fytyre ka pasur që në lindje.

“Njerëzit mendojnë se unë i jap formë faqeve, por në të vërtetë i kam ashtu. Nëse shikoni fotot e mia kur kam qenë fëmijë, do e shihni se jam njëjtë që nga lindja. Po ashtu njerëzit mendojnë se unë bëj mbushës në fytyrë dhe kjo është arsyeja se përse kam një fytyrë të rrumbullakët. Unë e kam pasur këtë që kur kam lindur”, ka thënë Gigi.

25-vjeçarja rrëfeu gjithashtu se nuk shqetësohet aspak për ndryshimet që do t’i sjellë shtatzënia gjatë këtyre muajve.


TË NGJASHME