HomeSociale

Giorgio Armani vazhdon me donacionet kundër koronavirusit

Giorgo Armani stiluesi dhe ikona e modës italiane në mbarë botën duket se ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm në ndihmesën në luftën kundër koronavirusit. Armani ka vendosur që të gjitha fabrikat e tij të prodhojnë veshje dhe maska për të gjithë ata mjekë e infermierë që janë në luftë të përditshme me koronavirusin.

Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi stilisti, vendosi të dhurojë rreth 2 milionë euro për spitalet e Bergamos, Versilias dhe Piacenzës.Të shtunën, Armani u kishte dërguar një letër gazetave kryesore në vend, në të cilën falenderonte mjekët dhe infermierët për sakrificat e tyre. “ Është prekëse t`ju shohësh kaq të impenjuar në punën tuaj, me vështirësitë dhe sforcimet që tashmë i njohin të gjithë. Por mbi të gjitha, është prekëse t`ju shohësh duke qarë”, shprehej ai.

“ Mendoj se kjo ndjenjë e imja lidhet paksa edhe me dëshirën që kam pasur kur isha i ri për të ndjekur karrierën si mjek, atëherë kur isha ende duke kërkuar rrugën time. E gjithë kompania jonë është shumë e ndjeshme ndaj këtij realiteti dhe është pranë jush, nga ai që mban barelën tek infermierët, nga mjekët e përgjithshëm tek specialistët e sektorit. Unë vetë personalisht janë shumë pranë jush”, shkruante stilisti i famshëm.


TË NGJASHME