HomeSport

Giuseppe Sala: “E dua Mauro Icardin në fushë”

Kryetari i qytetit të Milanos, Giuseppe Sala, ka thënë se dëshiron ta shohë Mauro Icardin duke luajtur në derbin e Milanos, si dhe e këshilloi Interin ta blejë skuadrën e Atalantës për t’i zgjidhur problemet.

Risultati immagini per Giuseppe Sala

Icardi mbetet jashtë skuadrës së Inter që prej ditës kur iu hoq shiriti i kapitenit dhe nisi ta shënojë gjoja një lëndim në gju
Risultati immagini per mauro icardi

“E dua atë në fushë, edhe pse nuk jam shumë optimist. Jam paksa i zhgënjyer për gjithçka që ndodhi”, tha Sala për ANSA.

Politikani i dha edhe një këshilli ekipit të tij të zemrës, për tregun e transferimeve.

“Mbrëmë e pashë Atalantanë duke luajtur dhe thashë ‘shikoje këtë’”, shtoi ai.

“Në vend se ta imagjinojmë një fushatë transferimesh me këtë apo atë futbollist, ta blejmë skuadrën e tërë të Atalantës për t’i zgjidhur problemet tona”, sugjeroi ai


TË NGJASHME