HomeModa

Gjallëri në veshjet tuaja këtë verë me…

Të gjithë e dimë që pranvera dhe vera rikthejnë në gardërobën tonë atë që na ka munguar shumë këto tre muaj: Ngjyrat! Sezon i ri, trende të reja!

Një aksesor i ri po vjen edhe në Shqipëri, në Qendrën Metropol në rrugën “Sami Frashëri” dhe në TEG, me dy qëllime kryesore: T’i japë ngjyra veshjes suaj dhe t’iu japë energji.

Kjo është ideja pas së cilës “Swatch” realizoi koleksionin më të ri “Energy Boost” që sjell ndërthurjen e frutave dhe ngjyrave më të preferuara të verës.


E tillë është ora “Coeur de Mangue”, e cila vjen me idenë e mangos frutit të dashur të sezonit dhe me nuancat e verdhës dhe të portokallisë.

“Lëngjet e freskëta të frutave dhe ‘smoothie’-t janë më shumë sesa një trend – lidhet me rezultatet e shijshme. Ky koleksion i mrekullueshëm rrit vitalitetin, duke dhënë energjinë shumë të nevojshme për verën”, shprehen përfaqësues të “Swatch”.

Ndërsa ora “CherryBerry” është një ndërthurje mes nuancave të ngjyrave të qershisë dhe manaferrës.

Kjo është e veçanta e këtij koleksioni, të gjitha orët kanë emra të frymëzuara nga frutat ndërsa ngjyrat u janë përshtatur këtyre të fundit.

Gjithashtu koleksioni i përshtatet posaçërisht sezonit të verës, pasi vjen i dizajnuar me materialin e plastikës, që përballon ujin në plazh apo rrezet e forta të diellit.


TË NGJASHME